Klodian Rado
Sekretar
Dr. Klodian Rado shquhet për kontributin e tij në disa institucione gjyqësore dhe akademike në vende të ndryshme të Europës si dhe në Kanada. Ai ka shërbyer për rreth gjashtë vjet si gjyqtar në Evropë dhe gjithashtu ka një karrierë akademike prej më shumë se 17 vitesh në fushat e Ligjit Kushtetues, Ligjit Kushtetues Krahasues, të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar Publik në universitete të ndryshme. Dr. Rado gjithashtu ka ofruar trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë në çështje të lidhura me Ligjin Kushtetues, të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Etikën. Ai është njohës shumë i mirë i Ligjit të Imigracionit dhe Ligjit të Refugjatëve, Ligjit Ndërkombëtar Publik, Ligjit Kushtetues Kanadez, të Drejtave e Njeriut, si dhe në mbajtjes së leksioneve dhe oratorisë.
Dr. Rado ka shërbyer gjithashtu si ekspert ligjor ndërkombëtar i ftuar nga organizata ndërkombëtare/supranacionale të tilla si Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.
Dr. Rado ka botuar në disa revista akademike të njohura dhe përveç artikujve të tij akademikë dhe kontributeve në libra, Dr. Rado ka kryer disa studime ligjore të tjera dhe raporte të shumta të detyruara nga firma ligjore të ndryshme, agjenci të sektorit publik, gjykata, organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, dhe entitete të tjera publike dhe private në disa vende.