Anxhela Paparizo
Drejtore për Artin dhe Kulturën
Me mbi 20 vjet në Administratën Publike, Angela Paparizo sjell në Bordin e ACDA përvojen e pasur dhe pasionin e saj për artet dhe kulturën. Me një Master në Histori dhe një Bachelor në Gazetari, Angela është e çertifikuar si Planifikuese e Kulturës nga Universiteti i British Columbia dhe alumna e Programit për Lidership Ekzekutiv të Qeverisjes Vendore në Shkollën e Biznesit Ivey.
Si Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Qytetin e Burlingtonit, Angela ka zbatuar me sukses politika dhe programe të ndryshme për artet dhe kulturën. Ajo është një drejtuese e përkushtuar që mbikëqyr programin e Artit Publik dhe Fondin për Arte dhe Kulturë në Burlington. Lidhjet e forta të Angelës me komunitetin duken qartazi në rolet e rëndësishme të saj në Bordet e Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3 dhe Qendrës së Arteve të Performuara të Burlingtonit. Ajo gjithashtu është bashkë-kryetare e Komitetit të Drejtimin e Strategjisë së Ardhëmshëm të Halton, duke treguar angazhimin e saj për komunitete të përfshira. Angela Paparizo vazhdon të formojë përvoja kulturore të pasura për komunitetet që shërben.