
25 Artistë do të flasin me gjuhën e tyre universale në ekspozitën "Silent Poetry," që do të qëndrojë e hapur për 20 ditë, nga 12 Shkurti deri në 9 Mars në Todmorden Mills Heritage Site, Toronto.
Ekspozita do të shfaqë 110 vepra, duke ofruar një rrëfim vizual unik që komunikon përtej fjalëve. Ajo do të përfshijë:
• Vepra artistike të zhanreve dhe mediave të ndryshme që shfaqin traditat dhe kulturën shqiptaro-kanadeze.
• Seancë pikture (life) me një modele të veshur me kostume tradicionale shqiptare.
• Kurs interaktiv pikture për fëmijë të moshës 10-15 vjeç (maksimumi 20 fëmijë).
• Mundësi shkëmbimi kulturor.
Ekspozita "Silent Poetry" shënon edicionin e pestë të ekspozitës së Artistëve Shqiptaro-Kanadezë, duke u mbështetur në një histori të pasur ngjarjesh kulturore që daton që nga viti 2012.
Më poshtë është lista e 25 artistëve të talentuar nga Toronto, York Region, Montreal, Halifax, si dhe pertej oqeanit:
(1)Albana Canga, (2) Alba Feinaj, (3) Altin Muçiqi, (4) Ardian Radovicka, (5)Dhurata Sahatçija, (6) Dritan Gavane, (7) Edlira Efovi, ( Emma Radovicka, (9) Entela Konomi, (10) Elis Tarelli,(11) Ermal Xhixha, (12) Frida Vokshi, (13) Genti Hali, (14) Ilir Butka, (15) Imelda Prifti, (16) Jasmina Ujkani, (17) Kristaq Turtulli, (18) Rrapi Sota, (19) Robert Simoni, (20) Petro Dhimitri, (21) Victoria Xhixha, (22) Vilma Saraci Mebelli, (23)Viola Ilia, (24) Zeqirja Rexhepi dhe (25) Ylli Radovicka.
Ky aktivitet është një përpjekje e përbashkët midis Grupit të Artistëve Shqiptaro-Kanadezë, ACDA dhe MGT për zhvillimin e komunitetit shqiptar, me misionin tonë të përbashkët: ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë kombëtare dhe përcjelljen e tyre tek të rinjtë.
Planifikoni vizitën dhe bëni me dije të njohurit tuaj
Comments