top of page

Një projekt i ri për qytetin e Elbasanit.





Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Elbasanit, Shqipërisë dhe ACDA-së, kemi kënaqësinë të prezantojmë projektin e parë që synon të ndihmojë në rritjen e gjurmës dixhitale të institucioneve kulturore dhe arsimore te qytetit dhe të zgjerojë aksesin e tyre përtej kufijve fizikë të qytetit.

Ky projekt, që nis me një faqe interneti për Bibliotekën Publike të Qytetit, do të vazhdojë si një projekt dixhitalizimi i të gjitha materialeve të brishta që rrezikohen të prishen si pasojë e përdorimit të shpeshtë. Koleksione të tilla përfshijnë, por jo vetëm, gazeta, libra dhe revista të vjetra dhe nëpërmjet digjitalizmit synojnë ti bëjnë ato të disponueshme për publikun brenda bibliotekës ose në internet.

Ky është vetëm hapi i parë drejt dixhitalizimit të shërbimeve bibliotekare, por ne shpresojmë të tërheqim vëmendjen e publikut dhe të donatorëven ndaj një sektor të nënfinancuar, por shumë të rëndësishëm.

Me bashkëpunimin dhe mbështetjen e kryetarit të bashkisë Z. Geldian Llatja dhe drejtoreshës së bibliotekës znj. Manjola Hatellari, shpresojmë që ky projekt të zbatohet së shpejti dhe të vazhdojë me ritme të shpejta.

Ky është linku për në sitin e bibliotekës https://bibliotekaelbasan.com/




2 views0 comments

Comments


bottom of page