top of page

ACDA merr pjesë në festimet e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë

Zj. Angela Paparizo dhe Dr. Klodian Rado, anëtarë të nderuar të Bordit të Drejtorëve të Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), përfaqësuan organizatën tonë në darkën e përvjetorit të pestë të Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro Kanadezë. Ky event shërbeu si një mundësi për të kremtuar pesë vite të jashtëzakonshme të mbështetjes që kjo shoqatë i ka ofruar jo vetëm juristëve shqiptaro-kanadezë por edhe krejt bashkësisë së shqiptarëve në Kanada. .

Qemë vërtet të nderuar që të festojmë arritjet e shumta të realizuara gjatë këtyre pesë viteve, të njohim kontributet e çmuara të atyre që kanë punuar pa u lodhur në këtë fushë, dhe të krijojmë lidhje me anëtarë të tjerë me kontribute dhe ndikim në komunitetin tonë.

Mbrëmja kaloi në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, dhe i shërbeu edhe forcimit të lidhjeve mes aktorëve të ndryshëm të komunitetit.





5 views0 comments

Commentaires


bottom of page