q.
Në frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për edukimin dhe zhvillimin, ACDA së fundmi pati privilegjin të ishte një nga sponsorët e eventit të Konferencës së Profesionistëve të Rinj Shqiptarë (NextGen) në GTA, të mbajtur në Toronto të shtunën, më 24 shkurt 2024.
Veprimtaria synonte të ofronte mundësi edukimi për studentët e rinj shqiptarë në Kanada dhe mbështetja jonë shkoi përtej kontributeve financiare. Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të ACDA-s, Dr. Laureta Vavla Vavla u ftua të fliste në konferencë si e ftuar nderi, ku pati mundësi të ndajë me të pranishmit eksperiencën e saj në rrugëtimin drejt suksesit në Kanada dhe përvojën e saj si anëtare e Bordit të ACDA.
Angela Paparizo, një tjetër anëtare e bordit, Bordit të ACDA mori pjesë në Konferencë dhe së bashku me Zj. Laureta Vavla shpalosën vizionin tonë për një bashkëpunim më të ngushtë midis Shqipërisë dhe Kanadasë, si dhe u bënë një ftesë studentëve të rinj që të bashkohen me ne në këtë mision.
Suksesi i nismës së këtyre studentëve të rinj flet shumë për atë që mund të arrihet kur organizatat bashkohen për një kauzë të përbashkët. Rritja e pjesëmarrjes së studentëve, përvojat e pasura arsimore dhe profesionale dhe ndikimi pozitiv në komunitet ishin disa nga rezultatet e kësaj konference.
Duke fuqizuar arsimin së bashku, ne i hapim rrugën një brezi studentësh shqiptarë të informuar, të frymëzuar dhe të gatshëm për të sjellë një ndikim pozitiv në botë.
Comentarios