Një pasqyrim i mbrëmjes së ACDA-s, në të cilën u prezantua regjisori Roland Sejko me dokumentarin, “Anija-La Nave”. Dokumentari përçoi një valë emocionesh tek audienca; nga lotët tek e qeshura, nga trishtimi në shpresë. Kujtesë e kohëve të errëta në historinë e shqiptarëve por dhe një dëshmi e rezistencës së popullit shqiptar.
ACDA shpreh falënderimin e sinqertë për të gjithë ata që na u bashkuan në shfaqjen e filmit në Toronto! Për vullnetarët e Albanian Youth që ndihmuan për mbarëvajtjen e aktivitetit!
Për Z. Kadri Dakaj, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Z. Visar Çela, Zv. Konsullin e Republikës së Kosovës, Z. Sead Sadikoski, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Z. Francesco Sorbara, Anëtar i Parlamentit për Vaughan-Woodbridge dhe Kryetar i Lidhjes Parlamentare Kanada-Evropë, për mbështetjen dhe praninë e tyre në mbrëmje.
Faleminderit Angela Paparizo që drejtoi dhe Pasqyra Shqiptare TV që filmoi aktivitetin!
Faleminderit regjizorit Roland Sejko që edhi në Kanada posacërisht për aktivitetin dhe për bisedën plot urtësi pas filmit. Dokumentari zgjoi kujtesën e një pjese të audiencës e i hapi sytë një pjese tjetër. Faleminderit Rado Canada Visa, një nga sponsorët e ngjarjes!
Dhe një falënderim për të gjithë ata që ishin të pranishëm në premierë dhe në bisedën pas saj!
Commentaires