top of page

Ceremonia e ngritjes së Flamurit Shqiptar në Queen’s Park, Toronto




Kryetarja e Bordit Drejtues të ACDA-s, Laureta Vavla, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Parlamentin e Ontario-s në Queen's Park, organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ottawa, në rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit u përshëndetën nga z. Ermal Muça, Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, z. Ted Arnott, Kryetari i Parlamentit të Ontario-s, znj. Kinga Surma, Ministre e Transportit, znj. Bhutila Karpoche, Anëtare e Parlamentit Provinicial, dhe z. Ted Hsu, Anëtar i Parlamentit Provincial. Një mesazh urimi u dërgua gjithashtu nga z. Doug Ford, Kryeministri i Ontario-s.

Ambasadori Muça ngriti flamurin shqiptar në tingujt e Himnit Kombëtar, ndjekur nga "O Canada."

Ceremonia vazhdoi brenda ambientit të Parlamentit në rast të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare. Ansambli "Shqiponjat e Vogla" paraqiti valle tradicionale nga trojet shqiptare me mjeshtëri, ndërsa duo muzikore Qazim Kallushi dhe Entela Galanxhi prezantuan veprat e kompozitorëve shqiptarë.

4 views0 comments

Comments


bottom of page