Marrëveshja për Pensionet midis Kanadasë dhe Shqipërisë - webinar informativ
Sat, Nov 19
|Webinar
Time & Location
Nov 19, 2022, 11:00 a.m. – 12:30 p.m.
Webinar
About the event
Webinar Informativ rreth: Marrëveshjes për Pensionet midis Kanadasë dhe Shqipërisë
E shtunë, 19 nëndor, ora 11:00 ET (Eastern Time)
Ligjëruesit:
Dr Klodian Rado (ekspert ndërkombëtar ligjior, ish-gjyqtar & pedagog)
Z. Nini Ristani (Specialist i Lartë i Arkitekturës së Sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit Ushtarak)
A e dini se:
• Marrëveshja për sigurimet shoqërore ndërmjet Kanadasë dhe Republikës së Shqipërisë ka hyrë në fuqi më 1 Gusht 2022.
• Nëse keni jetuar ose punuar në Shqipëri dhe në Kanada (ose jeni i mbijetuari i dikujt që ka jetuar ose punuar në Shqipëri dhe në Kanada), mund të keni të drejtë për pensione ose përfitime nga Shqipëria, Kanadaja ose të dyja shtetet.
• Përfitimet e mundshme:
Nëse keni kontribuar si në planin e pensioneve të Kanadasë ashtu edhe në programin e pensioneve shqiptare, ose nëse keni jetuar në Kanada dhe Shqipëri, kjo marrëveshje mund t'ju ndihmojë të kualifikoheni për:
- Përfitimet kanadeze të pleqërisë dhe aftësisë së kufizuar (Canadian old age and disability benefits)
- Programet kanadeze të pensioneve të përfshira në Marrëveshje janë:
a) Plani i Pensionit të Kanadasë (Canada Pension Plan - CPP) &
b) Programi i Sigurisë së Pleqësisë (Old Age Security - OAS).
Për të mësuar më shumë dhe për të pasur mundësi të bëni pyetjet tuaja, jeni të mirëpritur të merrni pjesë.
Regjistrohuni në linkun : https://us06web.zoom.us/.../tZApdumgrTMoGtCb6g...